Deputetja Remenski, pjesë e mashtrimit në rastin “Reket”

Prokuroria e Krimit të Organizuar ka ngritur padi kundër deputetes Frosina Remenski. Ajo akuzohet se ka abuzuar reputacionin e saj, për të ndihmuar Boki 13, i cili është i akuzuari i parë, për mashtrim dhe pastrim parash.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion

“E pandehura e tretë, me reputacionin dhe autoritetin e saj, ka mbështetur të pandehurin e parë në takimet e tij me të dëmtuarit, duke i dhënë atij këshilla dhe udhëzime, që të dëmtuarit të fitonin besim në projektin e pretenduar dhe të paguanin një shumë të caktuar parash paraprakisht, dhe ti nënshkruajnë kontratat”, njoftuan nga Prokuroria.

Sipas Remenskit, aktakuza ndaj saj është nxituar dhe e montuar politikisht pa asnjë dyshim të bazuar.

Është fakt se urdhrat për eliminime politike, në mënyrën më të ashpër të mundshme akoma funksionojnë, dhe unë jam thellësisht e bindur, që përzgjedhja e ditës së sotme nuk është e rastësishme, duke pasur parasysh se ambiciet politike të individëve të caktuar, janë shumë më të forta për të marrë parasysh çfarëdo angazhime të mia profesionale të së kaluarës- tha Frosina Remenski – Nënkryetare e Kuvendit.

Përveç Remenskit, Prokuroria ngriti aktakuzë të re edhe kundër Boki 13 i cili rrejshëm ka treguar se do të sigurojë tokë shtetërore për ndërtimin e Qendrës evropiane për persona të moshuar dhe subvencione nga shteti. Ndërsa me vetëdije e kanë ndihmuar bashkëpunëtoret e tij Jasna Mandiq dhe Hristina Bllazhevska të cilat i kanë përgatitur kontratat, i kanë ngritur paratë e paguara dhe në dorë ia kanë dhënë Boki 13. Edhe ato janë të akuzuara.

Prokuroria Publike

“Të dëmtuarit, në këtë mënyrë të manipuluar, në dëm të pasurisë së tyre përmes Agjencisë maqedonase autoriale i kanë paguar shuma të mëdha edhe atë 719.905 euro, gjegjësisht 233.821 euro në kundërvlerë të denarit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Bëhet fjalë për biznesmenët Siljan Micevski dhe Adrijan Amzovski që i kanë paguar paratë.

I akuzuari i pestë në rastin Reket është babai i Boki 13, Mile Jovanovski i cili akuzohet se ka ndihmuar që paratë të hidhen në qarkullim. Boki 13 i ka dhënë para në dorë, ndërsa babai i tij i ka paguar në llogarinë e tij devizore, ndërsa një pjesë të tyre i ka transferuar në llogaritë e kompanive. Tek ai janë gjetur edhe tre pistoleta gjysmë automatike që i ka poseduar pa leje, kështu që për te është ngritur aktakuzë edhe për këtë vepër.

Alsat