Deputetja italiane e akuzon Bill Gates: Sterilizoi miliona gra, planifikon ta ulë popullsinë me 15%

Deputetja rebele italiane, Sara Cunial ka mbajtur një fjalim fjalim të ashpër në lidhje me ndërhyrjen e miliarderit Bill Gates në çështjen e vaksinimit të popullatës botërore kundër koronavirusit.

Aktivistja ka përmendur plane të Gates për shpopullimin e vendeve, injektimin e gjurmimit dixhital të njerëzve ndërsa e ka akuzuar se mund të bëjë të njëjtën gjë që bëri sipas saj, me 500 mijë gra që i sterilizoi në Afrikë.

Cunial ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Conte se po bashkëpunon me filantropin dhe se i është nënshtruar presionit të tij, ndërsa me fjalimin e saj ka marrë duartrokitje por edhe fishkëllima të shumta teksa fliste.

“Fuqia absolute nuk vjen me imponim. Hobbes thoshte: ‘Fuqia absolute nuk vjen me imponim nga lart por nga zgjedhja e individëve që ndjehen më të mbrojtur, duke i dhënë lirinë e tij një pale të tretë. Prandaj ju çoni në anestezimin e mendjeve duke u bazuar në media të shitura, dizinfektues, me fjalë si ‘regjim’ dhe ‘lejon’, deri në atë pikë sa arritët të rregulloni me ligj lidhjet dhe ‘ndjenjat’ tona. Çertifikuat dashuritë tona”.

“Në këtë kuptim faza ‘2’ nuk është asgjë më shumë se vazhdimi i fazës ‘1’, vetëm emri është ndryshuar. Tashmë e kemi kuptuar se vdekja nuk vjen vetëm nga virusi, mund të vuajmë dhe të vdesim falë ligjit tuaj për mjerim dhe varfëri. Si në çdo regjim, faji do të shkarkohet vetëm dhe ekskluzivisht tek ne qytetarët. Na hiqni lirinë dhe na thoni që ne e provokuam vetë, nën britmën ‘përçaj dhe sundo’”, tha mes te tjerash Cunial./T Ch/