Deputetja e parë me mbulesë në Parlamentin e Serbisë, do të kërkojë drejtësi për Srebrenicën

Për herë të parë në historinë e Serbisë zgjidhet një parlamentare me mbulesë për të përfaqësuar qytetarët në parlament.
Dr. Misala Pramenković, përndryshe teologe me profesion, u zgjodh deputete në parlamentin e Serbisë.

“Siç duket, shpirtat e viktimave të pafajshme të Srebrenicës e gjithë Bosnjes, Kosovës e çdo vendi të masakruar do kërkojnë hak në parlament”, kanë shkruar përkrahësit e saj.