Deputetja e LDK-së i kërkon ministrit Vitia t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës.

Këtë kërkesë ajo ia ka parashtruar ministrit Vitia duke iu referuar deklratave të tij se vaksinat e porositura nga Pfizer do të vijnë gjatë javës së ardhshme, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur njoftimin e MSH-së ku thuhej se vaksinimi masiv do të fillojë nga 15 qershori, mirëpo që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje ajo e ka quajur të pamoralshme dhe të ulët faktin që sipas saj qytetarët po manipulohen për çështje kaq të ndjeshme.

Postimi i plotë:

Ministri Vitija tani paska deklaruar se vaksinat anti-covid do të vijnë gjatë javës së ardhshme, ndonëse në një njoftim publik MSH kishte deklaruar javë më parë se nga 15 qershori do të zbatohet Plani i Veprimit për vaksinimin në masë, gjë që nuk ndodhi.

Është e ulët dhe e pamoralshme të manipulohen qytetarët për një çështje kaq të ndishme si kjo me vaksinat.

Vitija duhet t’iu kërkosh falje qytetarëve që i ke gënjyer se nga ajo datë do të nis vaksinimi masiv, ndërsa tani thua se vaksinat arrijnë në javën e ardhshme.