Deputetja Adriana Matoshi i bashkohet thirrjes për bojkotim të produkteve serbe

Së fundi në Kosovë po bëhet thirrje për të bojkotuar produktet serbe.

Grupi “Besa-besë”, është ai që po i bën këto thirrje, shkruan lajmi.net.

Qëllimi i iniciativës është vetëdijesimi i qytetarëve për të zëvendësuar produktet serbe me ato vendore, duke ndihmuar kështu edhe në fuqizimin ekonomik të vendit.
Një iniciativë e tillë është përkrahur edhe nga personalitete të shumta nga fusha e politikës, artit, e të tjera.

Kësaj thirrje i është bashkangjitur edhe deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi.

Matoshi ka publikuar në ‘Instastory’ barkodin 860, që identifikon produktet dhe mallrat serb./Lajmi.net/