Deputeti Ziberi: Ministrat e BDI-së nuk ndryshojnë, brenda partisë s’ka mosmarrëveshje (VIDEO)

Deputeti i BDI-së Arben Ziberi, ka thënë se nuk do të ndryshojnë emrat e kuadrove të kësaj partie që u propozuan për ministra në qeverinë e re, shkruan gazeta LAJM. Pavarësisht kundërshtimeve të degës së Çairit dhe Sarajit, Artan Grubi dhe Bujar Osmani do të jenë ministra në qeverinë e re të Zaevit.

Gazetari: A i keni tejkaluar dallimet brenda partisë?
Arben Ziberi: Ka pas debate, BDI është parti demokratike dhe nuk ka asnjë problem. Ne sot vazhdojmë me punën e Kuvendit dhe siç jeni të informuar sot në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Gazetari: A do të ketë ndryshime në ndarjen e resorëve?
Arben Ziberi: Jo nuk do të ketë!

Gazetari: A do ta votoni Venko Filipçen për ministër të Shëndetësisë?
Arben Ziberi: Kur do të vijë koha për ta votuar qeverinë do të prononcohem.

Kohë më parë, ministri i Shënderësisë, Venko Filipçe, kishte shkarkuar nga detyra drejtor i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, Arben Ziberin./Gazeta LAJM

Deputeti Ziberi: Ministrat e BDI-së nuk ndryshojnë, brenda partisë s'ka mosmarrëveshje

Deputeti Ziberi: Ministrat e BDI-së nuk ndryshojnë, brenda partisë s'ka mosmarrëveshje

Posted by Lajm TV on Tuesday, August 25, 2020