Deputeti shqiptar nga Shkupi: Pse policia nuk e pengoi kalimin e drogës nga Maqedonia në Kosovë?

“E përshëndesim aksionin e suksesshëm policor për kapjen e drogës në kufirin Maqedonia e Veriut-Greqi.
Mirëpo, nuk mund ta fshehim pakënaqësinë që policia nuk u tregua njësoj e suksesshme për të parandaluar kontrabandimin e dy tonë droge nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”. Kështu shprehet koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, duke komentuar aksionin e suksesshëm të policisë maqedonase me kapjen e drogës në kufirin me Greqinë, por duke rikujtuar mossuksesin e policisë për të parandaluar kontrabandimin e dy tonëve drogë nga Josifova përmes Haraëinës në Kosovë.
“Kjo i nxjerr në shesh dyshimet mbi lojën e dyfishtë që e bëjnë shërbimet e punëve të brendshme maqedonase në kurriz të sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
Kështuqë, ftojmë policinë e Kosovës që këtë paaftësi të qëllimshme, ose rastësishme të policisë së RMV ta denoncojë në instanca ndërkombëtare”, thekson Rexhepi në postimin e tij në facebook.