Deputeti i LDK-së: Pa Vjosa Osmanin do të fitonim më shumë vota!!!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Vjosa Osmani ka marrë aq vota për shkak të mobilizimit të madh që kishte LDK.

Gashi ka thënë se LDK ishte mobiluar shumë që të sigurojë sa më shumë vota për bartësen e listës që ishte Vjosa Osmani për shkak të garës me Vetëvendosjen se cili lider do të merr më shumë vota.

“Në të gjitha zgjedhjet dhe tek të gjitha partitë bartësi i listës merr 70-80 për qind të votave të elektoratit të tyre”, thotë Gashi në RTV Dukagjin.

I pyetur nëse LDK do t’i kishte votat e njëjta nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte bartëse e listës, Gashi ka thënë se ndoshta do të dilnim më mirë.

“Ndoshta do të kishim më shumë, ndoshta më pak. Ne e dinim që matjet e kohës ishin që do të ishim 7-8 për qind para Vetëvendosjes. Kur jemi futur në fushatë kemi filluar rënien”, tha mes tjerash Arben Gashi.