Deputeti gjerman: Nëse veto nuk hiqet, Shqipëria të ndahet nga RMV

Nëse Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria duhet të ndahet në procesin e negociatave me BE, kështu deklaroi deputeti gjerman i CDU, Peter Beyer.

Në një konferencë përmbyllëse të vizitës së tij në Tiranë, Beyer tha se asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng tjetrit.

“Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheq këtë bllokadë. Nëse veto nuk hiqet, të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga jo e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ai.