Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka marrë pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues të jetës intelektuale, kulturore, mediatike si dhe me aktivistë të Lëvizja Vetëvendosje! në Maqedoni.
Në një postim publik, Qoku theksoi se muaji i Ramadan është një periudhë reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke uruar që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët.
“Sonte mora pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues nga jeta intelektuale, kulturore, mediatike dhe me aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Maqedoni. Muaji i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi mes njerëzve. Uroj që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët,” ka shkruar ai.
Sipas Qokut, agjërimi nuk është vetëm heqje dorë nga ushqimi, por edhe nga luksi, fodullëku dhe tepria, duke na kujtuar rëndësinë e barazisë dhe solidaritetit në shoqëri.(INA)





