Deputeti Aziri: Kjo është gara e parafundit për ndryshimin madh që do të vjen për shqiptarët

Deputeti Elmi Aziri nga Kumanova tha se nuk mund të flitet për probleme lokale, duke përjashtuar edhe nivelin qendror.
“Ata që kanë informacione e dinë saktë se komuna në Maqedoninë e Veriut janë vetëm një dekor, ngase i tërë pushteti është i koncentruar te qeveria, apo te kryeministri. Edhe këtë garë duhet ta shini si një hallkë, si një betejë, që të ndodh ndryshimi i madh te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo është gara e parafundit, pas së cilës do të vjen ai ndryshimi i madh. Dhe ndryshimi i madh kur do të ndodhë, do të ndryshon edhe Ligji për ndarjen territoriale, do të ndryshon edhe Ligji për financimin e komunave, do të ndryshon edhe fuqi e kryetarëve të komunave, do të fuqizohen komunat”, tha Aziri.
Ai shtoi se këto zgjedhje duhet të kuptohen drejt për peshën që e kanë për fitoren e madhe.
Aziri tha se është rendi që në këto zgjedhje të kenë 6000 vota.