Depozituesit e dëmtuar të Bankës Eurostandard kërkojnë zgjidhje të shpejtë të rastit

Depozituesit e dëmtuar të Eurostandard Banka u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë në mënyrë konsekuente dhe ta zgjidhin këtë, siç theksojnë në një komunikatë, krim masiv në Bankën tashmë të mbyllur Eurostandard.

“Ata mund të fillojnë menjëherë me njerëzit në pozita menaxheriale në bankë, ata që e iniciuan, organizuan, zhvilluan dhe kryen krimin duke shpërndarë hua të pambuluara, pastrim parash, falsifikime dhe mashtrime, gjegjësisht shpërndanë para nga depozitat e qytetarëve dhe kompanive hua. Atëherë ata lehtë mund të vazhdojnë me të gjithë personat e tjerë të përfshirë në krim, të njohur për drejtuesit e bankës. E vërteta duhet të zbulohet dhe drejtësia duhet të përmbushet, ndërsa kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi për përvetësimet dhe abuzimet e kryera. Sepse nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë paqe”, theksojnë në komunikatë.

Shtojnë se edhe katër muaj pas mbylljes së Eurostandard Banka askush ende nuk e di se çfarë ndodhi ose ku përfunduan paratë, kush i vodhi ato ose nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për krimin. “Përkundrazi, konsiderojnë, bartësve kryesorë të krimit në bankë, familjes Kostovski, i lejohet të hapin kompani për menaxhim me fondet investuese për të vazhduar me grabitje të mëtejshme ose për të rinovuar “Kermes”-in e famshëm në Parkun e Qytetit të Shkupit dhe gjithçka me paratë tona të vjedhura.

Ata tregojnë për reagimin e shpejtë ndaj rastit të keqpërdorimit të parave nga fondet evropiane dhe shtojnë se kur bëhet fjalë për para nga taksapaguesit evropianë, institucionet kompetente reagojnë dhe sanksionojnë në mënyrë të rrufeshme, dhe kur bëhet fjalë për paratë e qytetarëve dhe kompanive në vend që janë grabitur, mjetet e tyre personale të besuara në një bankë, procedura pritet të zgjasë me vite, të lihet në kohë në mënyrë që të mos mbarojë kurrë.