Deponi në afërsi të TEC Osllomesë.
Ditëve të fundit janë parë disa makineri duke sjellë mbeturina këtu.
Banorët, të shqetësuar, kanë kërkuar përgjegjësi.
Dega e BDI-së në Kërçovë kërkoi nga Komuna të ndërpresë sjelljen e mbeturinave.
“Asnjë politikan, asnjë mbret dhe asnjë sulltan nuk e ka fituar luftën kundër një populli. Kryetari Komunës duhet të jetë i vetëdijshëm se në këto zona nuk ka hapësirë për deponi rajonale, nuk ka të bëjë me politikën këtu ka të bëjë mjedisin Jetësor dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Sheki Imeti – këshilltar i BDI-së.
Kryetari i Komunës së Kërçovës Aleksandar Jovanovski i tha TV21 se aty hidhen mbetjet të cilat nxirren gjatë pastrimit të lumit të asaj ane dhe asgjë tjetër.
“Në gropat e minierës së ТЕC Оsllome depozitohet gjithçka që nxirret nga lumi dhe nga zgjerimi i shtratit të lumit. Fatkeqësisht, si kudo tjetër, lumi është i mbushur plot me gjithçka që kanë hedhur qytetarë të papërgjegjshëm, përfshirë çdo lloj mbeturine”, tha për TV21 Aleksandar Jovanovski – kryetar i Komunës së Kërçovës.
Dje në takim me banorët e disa fshatrave, kryetari Komunës tha se nuk do të merret më me mbeturinat por do ja lërë Ministrisë së Ekologjisë ta përcaktojë vendin për ngarkim dhe shkarkim mbeturinash, duke kërkuar madje që t’i merren kompetencat për menaxhimin me mbeturinat në komunë.





