Departamenti i Shtetit: Maqedonia ende nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po bëjnë përpjekje të konsiderueshme, por vendi ende nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Qeveria ka demonstruar përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, prandaj Maqedonia e Veriut mbetet në Nivelin 2, thuhet në Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin Global të Personave për vitin 2025.

“Këto përpjekje përfshinin hetimin e më shumë rasteve të dyshuara të trafikimit dhe ndjekjen penale të më shumë të akuzuarve. Qeveria rriti përpjekjet e saj të përgjithshme për mbrojtjen, duke përfshirë identifikimin e më shumë viktimave, zhvillimin e procedurave të reja standarde operative për ekipet mobile dhe rritjen e burimeve për një strehë të drejtuar nga OJQ-të për viktimat e trafikimit. Fondet u ndanë për një fond kompensimi për viktimat, u formua një komision për të gjykuar rastet dhe u krijua një grup të mbijetuarish për të dhënë rekomandime për përpjekjet kundër trafikimit”, thuhet në raport.

Megjithatë, theksohet se standardet minimale nuk u përmbushën në disa fusha kyçe.