Denver Nuggets mposht përsëri Miami Heat, tani është një fitore larg titullit

Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e katërt në finalen e “Play-Off”-it në NBA, duke mposhtur Miami Heat me rezultat 108:95.

Përballja e katërt e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar përsëri Denver Nuggets, të cilët kanë dërguar epërsinë në finale me rezultat 3-1.

Çereku i parë i ndeshjes ishte thuajse krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 21:20, në favor të Heat, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë.

Mysafirët arritën ta fitojnë 12 minutëshin e dytë me rezultat 35:30 duke shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh apo 55:51.

 

Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën ndeshjem epërsinë, pasi fituan 31:22 dhe çuan rezultatin në 86:73.

12 minutëshi i fundit ishte tërësisht i barabartë për të dyja skuadrat, me mysafirët që arritën ta ruajnë epërsinë duke mbyllur çerekun 22:22 dhe në fund fituan me rezultat të përgjithshëm 108:95.

 

Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Nikola Jokic me 23 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Jamal Murray me 15 pikë e 12 asistime.

Te Miami më të dalluarit ishte Jimmy Butler me 25 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 11 kërcime.

Ndeshja e pestë zhvillohet pas dy ditësh apo më saktë në mëngjesin e së hënës.