Denver befasohet në shtëpi nga Spurs, fitore e radhës për OKC

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë.

Denver Nuggets ka pësuar humbje befasuese para adhuruesve të vet nga San Antonio Spurs.

Basketbollistet e Denverit u mposhtën në shtëpi me rezultat 113:106 dhe trajneri i Denverit, Michael Malone, pushoi të gjithë pesëshen që luajtën dy shtesa kundër Minesotës.

Ylli kanadez Shai Gilgeous-Alexander udhëhoqi skuadrën e tij Oklahoma City Thunder në një fitore 119:103 ndaj Detroitit me 33 pikë.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe LA Clippers, pasi triumfuan me 16 pikë diferencë ndaj New Orleans 114:98.

Miami ka shkaktuar befasi teksa ka triumfuar në udhëtim te Boston Celtics 104:123.

Rezultatet:

Indiana – Charlotte 119:105

Cleveland – New York 124:105

Washington – Sacramento 116:111

Boston – Miami 104:123

Houston – Utah 143:105

Dallas – Atlanta 120:118

Denver – San Antonio 106:113

Oklahoma City – Detroit 119:103

LA Clippers – New Orleans 114:98