Denoncimet e sotme për bomba në tre shkolla të Shkupit rezultuan të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme bën të dtur se edhe sot është konstatuar se alarmet për bomba në tre shkolla të Shkupit kanë qenë të rrejshme.

Nga MPB thonë se me kohë janë marrë masat për kontrollet antiterroriste.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.