Denoncime të rrejshme për vendosje të bombave në RMV

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 10:00 është marrë një denoncim për vendosje të bombave në një shkollë, në një hotel dhe në një kompani të taksive në Ohër, ku pas kontrolleve është konfirmuar se bëhej fjalë për denoncime të rrejshme. Nga MPB shtojnë se denoncime të rrejshme për bomba ka pasur edhe në Kratovë rreth orës 10:35, ku gjithashtu është konstatuar se bëhej fjalë për denoncim të rrejshëm.

“Një punonjëse e një operatori kabllor në Kratovë ka raportuar se përmes SMS-së kanë marrë kërcënim për një mjet shpërthyes të vendosur Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa dhe është bërë kontroll i lokacionit, pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, shtojnë nga MPB.