Dënohet vozitësi që mbyti dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Shtetasi i Lihtenshtajnit P. W. kishte shkaktuar një aksident me dy të vdekur në Oberbüren SG të Zvicrës. Të mërkurën ai u paraqit para Gjykatës së rrethit në Wil. 24-vjeçari e ka pranuar veprën.
Për P. W. ishte një udhëtim që ka ndryshuar tërësisht jetën e tij.

Më 3 Prill 2019, djaloshi nga Lihtenshtajni ishte ulur në makinë, duke ndryshuar këngë në celularin e tij. Kështu që, për pak sekonda ai u hutua, shkruajnë mediat zvicerane. Në të njëjtën kohë, një ndihmues ka qenë duke e ndërruar gomën e një furgoni në korsinë e emergjencës në autostradën A1 afër Oberbüren SG, informon Shtegu.com.

Me këtë rast, W. e goditi ndihmuesin me makinën e tij. Të mërkurën, para trupit gjykues ai deklartoi se nuk e kishte parë viktimën. Aksidenti përfundoi fatalisht për ndihmuesin 24-vjeçar dhe shoferin 50-vjeçar të kamionit: Ndihmuesi vdiq në të njëjtën mbrëmje, ndërsa shoferi i kamionit iu nënshtrua pasojave të aksidentit 20 ditë më vonë.

W. në gjykatë tha: “Unë nuk e kam drejtuar vetuirën që nga aksidenti. Vetëm ndjenja që të jem në automjet, ma ndryshojnë gjendjen shpirtërore nga momenti para aksidentit”. Që atëherë, ai ka qenë në terapi. Para gjykatësit, ai ka qenë i qetë dhe iu është përgjigjur pyetjeve të gjykatësit me terme të qarta. Fotografitë dhe ngjarja do ta përkujtojnë atë rregullisht për ngjarjen tragjike: “Nuk kalon asnjë ditë që nuk mendoj për aksidentin”.

Për të është e qartë: Nëse ai ndonjëherë drejton përsëri veturë, ai nuk do të përdor celular. Ai ishte gjithashtu i vetëdijshëm se nuk do të mund ta kompensonte gabimin e tij. I akuzuari kontaktoi familjarët e viktimave, ndërsa u ka shkruar letër dhe kërkuar falje.

Sipas avokatit të tij, letrat janë pranuar, por asnjë përgjigje nuk është marrë. Për të ulur dënimin, duhet të vlerësohet se klienti i tij kishte treguar pendim të mirëfilltë që nga fillimi dhe se gjithnjë kishte dhënë informata. Për këtë arsye, afati i kushtëzuar me burg që kërkohet nga prokuroria publike, duhet të ulet nga 18 në gjashtë muaj dhe të shqiptohet gjobë.

Prokuroria publike është e njohur me bashkëpunimin e të dyshuarit. Në të njëjtën kohë, ajo kujton se dy persona kanë vdekur. Përveç burgosjes me kusht, avokatët e viktimave kërkojnë kompensim familjarët e të ndjerëve: Ndihmuei la pas një grua, prindërit dhe një vëlla, shoferi i kamionit një grua dhe pesë fëmijë, shkruan më tej Shtegu.com. Mbrojtja i ka pranuar këto pagesa të komensimit.

Në veçanti, familja e ndihmuesit është duke vuajtur shumë keq. Avokati i saj thotë: «Ata nuk mund të paraqiteshin sot në gjyq, pasi kishin frikë se nuk do ta përballonin mirë këtë seancë”. Nga ana tjetër, familjarët e të riut ishin të pranishëm në sallë dhe asnjëri nuk mund t`i mbante lotët.

Në fjalën përmbyllëse, i dyshuari tha se ishte e vështirë për t`i përshkruar ndjenjat e tij. Ai shpresonte që familjet e viktimave të mund të përjetonin përsëri momente të mrekullueshme edhe në të ardhmen, megjithë situatën aktuale të jetesës.

Gjykata e rrethit në Wil e dënoi të akuzuarin me burgim me kusht prej 18 muajsh, duke plotësuar kërkesën e prokurorisë. Për më tepër, ishte përcaktuar edhe kompnesimi për familjarët e dy viktimave. Këto janë shuma nga 3,000 franga deri në 20,000. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm.