“Dënohet” prokurorja Lençe Ristovska që e dërgoi Mijallkovin në burg

Prokurorja Lençe Ristovska e cila e dërgoi në burg ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka marë “dënim” nga Këshilli i Prokurorëve. Ajo nuk është zgjedhur anetare e Keshillit të lartë të prokurorisë, sepse ka marë vetëm katër vota, kurse shtatë kanë votuar kundër, raporton “360 Stepeni”.

Në mesin e atyre që kanë votuar kundër Ristovskës, ka qenë edhe kryeprokurori Jovevski, si dhe tre anëtarët shqiptarë, transmeton gazeta Lajm.

“Opinioni nuk ka harruar që shkuarja e Mijallkovit në Shutkë në pjesën më të madhe është meritë e Ristovskës”, komenton “360 Stepeni”.

“Jam e deshperuar nga vendimi i Këshillit. Me të vërtetë nuk e di se pse nuk meritoj avancim edhe përkundër profesionalizmit dhe integritetit të deshmuar në raste si ‘Target Kalaja’, “Talir 1” dhe “Talir 2” dhe paralelisht me punen në “Eurojust”, për të cilën jam lavdëruar nga vetë institucioni. Do të ishte mirë ti dëgjojmë edhe shkaqet dhe mendimet e anëtarëve të Keshillit, e jo vetëm vendimin e tyre përfundimtar”, deklaroi Ristovska.