Denk dhe MC Kresha sjellin këngën e re “La La La”

Denk dhe MC Kresha kanë publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.

“La La La” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

‘Beat’-i i këngës u bë nga Black Eagle me producim nga Panda Music.

Foto: Screenshot/YouTube

Masterizimi u realizua nga Johan Bejerholm dhe me miksim të Tonic.

Videoja në ndërkohë i është besuar Gargia nën drejtimin e Andi Deçanit.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti i plotë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Denk ka sjell këtë kohë disa këngë me emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/