Dënime për 874 persona për mosmbajtje të maskave

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 874 kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.