Përgjigjja jonë është se Turqia do të bënte mirë që ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të kthehet sa më shpejt në sferën e logjikës, tha ministri i Punëve të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias nga Nju-Jorku.
Shefi i diplomacisë greke, në një deklaratë pas fjalimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në debatin e përgjithshëm të seancës së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, theksoi se Turqia është ajo që e kërcënon Greqinë me luftë, instrumentalizon çështjen e emigrantëve, duke shtuar se “Greqia është një vend evropian që i respekton plotësisht të drejtat e njeriut.”
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, ndër të tjera tha se “Greqia me kthimet e dhunshme të paligjshme dhe të pamenduara, po e kthen Detin Egje në një varrezë për refugjatët”, por edhe se ai pret që “Greqia të lërë mënjanë politikën e tensionit dhe provokimit dhe të dëgjojë thirrjet e tyre për bashkëpunim dhe solidaritet”.




