Dëmtoi buxhetin e Maqedonisë për mbi 4 milionë denarë, paditet 41-vjeçarin nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz ka parashtruar kallëzim penal kundër Z.P.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, transmeton TV21.

“I denoncuari, në rolin e personit të autorizuar – drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, në vitin 2016 ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar kështu që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike me çka e ka dëmtuar buxhetin shtetëror të Maqedonisë së Veriut për 4.386.033 denarë. Më pas u mundësoi që kundërligjshëm të shfrytëzojnë pronën në vlerë prej 7.534.497 denarë një kompanie nga Radovishi dhe në vlerë prej 1.517.033 denarë një kompanie nga Shkupi”, qëndron në njoftim.