Dëmtohen billborde në Saraj dhe Pllasnicë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për dy raste ku janë dëmtuar billborde – materiale reklamuese për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Një rast është denoncuar sot, 04.10.2021 në ora 08.25 në Stacionin policor në Saraj.

“Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit ka denoncuar se gjatë mbrëmjes 03/04.10.2021 në afërsi të urës së Sarajit është larguar materiali reklamues i partisë politike nga e cila ai është kandidat”, thuhet në një njoftim, transmeton TV21.

Rasti tjetër është në Pllasnicë dhe ka ndodhur mbrëmë.

“Në ora 21.07 në SPB Manastir bartësi i listës së këshilltarëve të njërës parti politike për zgjedhjet lokale në komunën e Pllasnicës ka denoncuar se gjatë periudhës prej 10.00 deri 15.00 në fshatin Pregllovo është dëmtuar materiali reklamues “pllakate me fotografinë e tij”, të cilat kanë qenë të vendosura në fund të rrugës”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.