Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA, zbuluan prova të reja për hetimin e Presidentit Trump.
Ata zbuluan tekste dhe telefonata që lidhen me presionin që ka ushtruar Trump ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik.
Këto materiale sugjerojnë se ish mbasadori amerikan në Ukrainë, Lev Parnas ka qenë në kontakt me avokatin personal të Trump, Rudy Giulani.
Këto dokumente iu dërguan Komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërkohë që ditën e sotme pritet të votohet dërgimi në Senat i akuzave formale për abuzim me pushtetin ndaj Presidentit.
Dy akuzat për procedimin penal të presidentit Trump, për abuzim me pushtetin dhe pengim të hetimeve të Kongresit u mbështetën dhjetorin e kaluar nga shumica e ligjvënësve demokratë.
Çështja ka pak gjasa të avancojë në Senatin që kontrollohet nga Partia Republikane e presidentit.