Demokratët edhe zyrtarisht nga Ajova i filluan zgjedhjet presidenciale në SHBA

Makineria më e madhe demokratike në botë, për zgjedhjet presidenciale në SHBA, i nisi mbrëmë zyrtarisht të ashtuquajturat asambletë partiake të Partisë Demokratike në Ajova.

Historikisht, pjesëmarrësit në garën presidenciale të cilët kanë marrë më shumë vota në këto zgjedhje kanë qenë nga rrethi më i ngushtë kanë marrë nominim në zgjedhjet presidenciale nga demokratët.

Cilat janë karakteristikat e makinerisë në Ajova dhe si funksionin ajo?

Asambletë partiake ku zgjidhen kandidatët e preferuar mbahen në më shumë se 1.600 vendvotime në tërë Ajovën si universitete, shkolla, kisha, salla sindikale apo shtëpi private.

Për të marrë pjesë në asambletë partiake votuesit duhet të regjistrohen si demokratë apo republikan. Pjesëmarrësit kanë të drejtë të votojnë gjatë një ore, nga ora 20 deri në orën 21, nga dita kur do të mbahen asambletë. Nëpër asamble votuesit ndahen në grupe dhe e japin votën e tyre ngjashëm me ankandet.

Asamble mbrëmë u mbajtën edhe jashtë Ajovës. nëpër vendet e SHBA-së ku jetojnë dhe punojnë banorë të Ajovës. Këtë vit, për herë të parë, asamble partiake mbahen jashtë vendit, edhe atë në tre vende, në Paris, Glazov, Skoci dhe në Tbilisi , Gjeorgji.

Në asambletë në Ajovë mbrëmë u votua për pretendentët kryesor – senatorët Berni Sanders dhe Elizabet Uoren, ish zëvendëspresidentin Xho Bajden dhe ish prefektin e Saut Bend, Pit Butixhiç, por edhe senatoren Ejmi Klobishar, sipërmarrësin Endrju Jang dhe miliarderin Tom Stejer.

Zgjedhjet e ardhshme janë në formë të votimit të fshehtë dhe do të mbahen më 11 shkurt në Nju Hempshir./MIA