Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri i ka reaguar ministrit të financave, Fatmir Besimi, i cili përmes një kolumne ka shkruar se rritja e rrogave në arsim do të ndikoj keq tek pagat në sektorët tjerë dhe do të shkaktoj inflacion.
Ja porosia e tij drejtuar Besimit:
“Në vazhdimësi përfaqësuesit qeveritar gjegjësisht ministri i financave po na thoshte që rritja ekonomike do të jetë në bazë të projeksioneve të tyre, tani po na thonë se rritja e pagave të stafit arsimorë do të shkaktoj inflacion shtesë sepse nuk ka zhvillim të dukshëm ekonomik.
Jetë në Maqedoni të veriut si duket ka vetëm për pushtetarët dhe të afërmit e tyre, të tjerëve u mbetet të “vdesin” ose migrojnë”.




