Deminimi i Ukrainës mund të zgjasë deri në 10 vjet

Sipas një zyrtari do të duhen deri në 10 vjet për të hequr të gjitha minat tokësore të vendosura nga forcat ruse në tetë rajone të Ukrainës,

“Duke gjykuar nga përvoja ndërkombëtare, çminimi do të zgjaste nga pesë deri në 10 vjet”, u citua të enjten nga agjencia e lajmeve Ukrinform, Oleh Bondar i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria dhe zyrtarët ukrainas thanë se rusët kanë lënë mina, kurthe dhe mjete shpërthyese në shkollat publike, shtëpi dhe pranë trupave të pajetë.