Dëmet nga tërmeti, Rama: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re

26 nëntorin e vitit të shkuar, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, i cili solli viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndër vendet më të goditura ishte Thumana, ku gjurmët e lëkundjeve të fuqishme sizmike shihen edhe sot.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama publikoi një video me punimet që kanë filluar për rindërtimin e Thumanës, ku është shtruar gjithë infrastruktura nëntokësore dhe së shpejti do të marrë formë një qytezë e re.

“MIRËMËNGJES, dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.