Demë Shehu: Dy muaj nuk më japin leje për mjekim në Klinikë, 6 vite më mbajnë në izolim

Demë Shehu, njëri nga pjësatarët e Grupit të Kumanovës, i dënuar në rastin “Lagja e Trimave”, përmes një postimi në Facebook është ankuar se prej dy muajve është duke kërkuar leje për mjekim në Klinikë dhe se një gjë e tillë nuk po i lejohet. Ai me këtë rast ka bërë thirrje publike për ndihmë. Letrën e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë.

Thirrje Publike;

Ambasadës së Kosovës në Shkup,
Zv Ministrit të Drejtësisë,
Zv Drejtorit të Burgut ,
Avokatit të Popullit,
Avokatit tim,

Siç e dini ju të larpërmendurit,kam dy muaj që ju shkruaj,duke kërkuar nga ju që të ushtroni ndikimin tuaj ligjor te gjyqtari fashist Goran Boshevski,i cili, siç e dini edhe ju të larpërmendurit (sepse jeni marrë me këtë çështje edhe ju që dy muaj)me qëllim të caktuar nuk më jep leje që të më dërgojnë për mjekim në Klinikë.
Edhe më mbajnë të izoluar që 6 vite në paraburgim,edhe m’a mohojnë të drejtën për mjekim.
Ndërsa,ju gazetarë ejani dhe parashtrone pyetje Drejtorisë së Burgut në Shutkë;
A ka Dentist dhe kush i mjekon dhëmbët e të burgosurve dhe shikone në ambulantën e burgut se si një teknik bënë eksperimente me dhëmbët e të paraburgosurve.

Janë 300 të paraburgosur në Shutk,të cilët nuk kanë Doktor,por rolin e Doktorit e luan një teknik jo i dhëmbëve,por teknik i veterinarisë.
I bëj thirrje Ambasadës së Kosovës,
Zv Ministrit të Drejtësisë,
Zv Drejtorit të Burgut dhe Avokatit tim
që të dalin publikisht dhe tregojnë se çfarë tortura psiqike po kaloj tash e dy muaj,pikërisht nga Gjyqtari bandit e fashist,Goran Boshevski.

Ky gjyqtar fashist, e ka kthyer personale me mua dhe qëllimisht më lenë të më përkeqësohet gjendja shëndetësore.
Në konsultim me Avokatin tim,këtë Gjyqtar Kriminel e kam paditur edhe këtu edhe në të gjitha institucionet e drejtësisë ndërkombëtare,për problemet shëndetësore që ky kriminel,qëllimisht m’i ka shkaktuar,duke mos dhënë leje që të më dërgojnë në Klinikë.
Ju bëj thirrje edhe një herë të lartpëmendurve që të ushtrojnë ndikimin e tyre ligjor te Gjykata Penale Shkupi 1 dhe t’i japin zgjidhje problemit tim shëndetësor.

Mos heshtni ju funksionar ,por ngritne zërin dhe tregoni se çfarë torturash psiqike po kalojmë!