Dembele foli për futbollistët më të mirë të Francës, por nuk i dinte emrat e tyre

Ylli francez pas 14 minutash lojë, shënoi një super gol, duke i dhënë epërsinë skuadrës që drejtohet nga Ronald Koeman.

I riu francez, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit shkaku i jetës jo sportive.

Dembele, gjatë disa përgjigjeve që ka dhënë për Mundo Deportivo, është pyetur edhe për futbollistët e tij më të dashur francez.

Pyetja ishte se cilët futbollistë francez e frymëzuan për të filluar të luajë futboll. Megjithëse çdo francez do të ishte në gjendje të thoshte gjithë formacionin e brezit të artë të vitit 1998, Dembele i njihte ata, por harroi emrat e tyre.

“Hmm, si quhej…nuk e di si e kishte emrin,ishte ai një portier? Dhe, po, Fabian Barthet”, thotë Dembele, duke bërë që përgjigjet e tij të komentohen shumë në rrjetet sociale./Lajmi.net/