Deliu: Presidente vepro e pavarur nga Kurti, kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani, që të dalë me një deklaratë për çmimin rrymës.

“Presidente, vepro e pavarur nga Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës”.

“Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike. Presidente, mos rri në rrugën e kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd”,ka thënë Deliu, transmeton Klankosova.tv.