Deliu-Kodra: Përfundimisht duhet të ndodh liberalizimi i vizave

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka ripërsëritur qëndrimin e saj për liberalizimin e vizave, duke shtuar se kjo duhet të ndodh për qytetarët e Kosovës.

“Në Këshillin e Bashkimit Evropian, sot pritet të mblidhet Grupi punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës”.

“Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të duhej të kemi datën e shumëpritur për viza”, ka shkruar Deliu-Kodra në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.