Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.
Dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.
“Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Haxhi Bajraktari.
Tutje, thuhet se realizimini vizitave të tilla, po mundësojnë shkëmbimin e përvojave policore dhe krijimin e urave lidhëse në mes të organizatave policore.