Delegacion i ish anëtarëve të PE-së në vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut

Delegacion i Shoqatës së ish anëtarëve të Parlamentit Evropian është për vizitë virtuale studimore dy-ditore në Republikën e Maqedonisë të Veriut me qëllim të promovimit të dialogut konstruktiv dhe mbështetjes së demokracisë parlamentare.

Ish kryetari i PE-së dhe kryetari i Shoqatës Hans Gert Potering është duke udhëhequr delegacionin, i cili dje dhe sot, siç u njoftua ka takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe parlamentit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë universitar.

Ish anëtarët e Parlamentit Evropian, siç është njoftuar do të kenë takime onlajn me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov.

Delegacioni përbëhet nga 15 ish-anëtarë të Parlamentit Evropian nga Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Greqia dhe Sllovenia.