Ka dalë raporti mjekësor i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.
Në këtë raport thuhet se francezi po vuan nga një lodhje muskulare dhe rikuperimi i tij duhet të monitorohet.
Lojtari pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore.
Përkundër që ai është ftuar në ndeshjen ndaj Sevillas, ende nuk dihet nëse do të luajë.