Del raporti i obduksionit për vdekjen e foshnjës në Gjinekologji në Shkup

Raporti i obduksionit për vdekjen e foshnjës së porsalindur tregon se nuk ka dëmtime fizike në asnjë nga organet e foshnjës, por se vdekja ka ardhur si pasojë e mushkërive të pazhvilluara.

Raporti duhet të shqyrtohet në komisionin e formuar nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me dokumentacionin tjetër, atë të kontrolleve të kryera nga Inspektorati.

Nga Klinika e Gjinekologjisë thonë se do të veprojnë sipas të gjitha procedurave ligjore të përcaktuar për nisjen eventuale të një procedure disiplinore.

“Si shkak i vdekjes është insuficienca respiratore, përkatësisht moshzvillimi i mushkërive”, thonë Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

“Duam që insititucionalisht ti ndjekim të gjitha procedurat, edhe nga pikëpamja klinike dhe nga pikë pamja administrative, kështu që do ju lusja të jemi të kujdesshëm dhe ti ndjekim të gjitha protokollet , qofshin klinike apo administrative ne procedurat duhet ti ndjekim”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Vdekja e foshnjës u bë publik pas një kallëzimi zyrtar të shefes së kujdesit intensiv ndaj pediatres kujdestare, për trajtim jo adekuat me pasoja fatale. Pas pranimit të kallëzimit më 13 tetor, drejtoresha e Klinikës, vendosi ta largojë pediatren Emilija Badeva nga angazhimet në repartin e kujdesit intensiv./ Alsat.mk