Del lista me përfituesit e 6000 denarëve, ja ku mund t’i shikoni emrat

Pas shumë zhagitjeve, më në fund ka dal lista e përfituesve të 6000 denarëve nga pakoja e 4 ekonomike për kalimin e krizës që ka krijuar pandemia.

Të gjithë përfituesit e mundshëm mund të kontrollojnë nëse janë fitues të 6000 denarëve në https://kupuvamdomasno.gov.mk/mk/

Nxjerja e listës u vonua shumë, megjithatë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se nuk do të ketë afat deri kur mund të shfrytëzohen paratë nga kjo pako.

Qytetarët vauçerët që i takojnë pakës së katërt të masave anti Covid, do t’i marrin brenda kësaj jave.

Kështu premton ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Ministrisë së Ekonomisë.

Më tej edhe njëherë theksoi se afati i përdorimit të vauçerëve prej 6.000 denarëve nuk do të jetë deri në 25 dhjetor siç fillimisht ishte menduar të jetë, por shfrytëzimi i tyre nuk do të ketë kufizim kohor.