Deklaratat për Iranin/ Ditmir Bushati – Ramës: Leri rezolutat, riktheve Vuçiçin përsëri në lojë me…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kritikoi qëndrimin dhe deklaratat e Ramës i cili tha se do të votohet një rezolutë që shpall Iranin shtet që nxit terrorizimin.

Mirëpo për Bushatin, rezoluta të tilla janë harxhim energjie për politikën shqiptarë, pasi siç thotë ai, vendi ka një ligj të posaçëm që parashikon instrumentet e nevojshme për raste të tilla.

Ai thekson se, në këtë kontekst, është e domosdoshme që vëmendja të përqendrohet te çështjet strategjike që lidhen me rajonin dhe integrimin evropian.

“Politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë”, shkruan Bushati.

Bushati solli në vëmendje shkrimin e përbashkët të kryeministrit Rama dhe presidentit serb, Vuçiç mbi mundësinë e një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në Bashkimi Evropian. Sipas Bushatit, vetëm disa ditë pas këtij shkrimi, presidenti serb i është rikthyer, sipas tij, retorikës së zakonshme politike.

Reagimi

“Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet evropiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë”, shkruan Bushati.

Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE????????, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë.

Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë.

© SYRI.net