Kaloi një javë prej kur komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, shprehu habinë e saj të plotë në raport me mosveprimin e qeverisë serbe.
Por, duket se regjimi në Beograd, as në mendje nuk e ka ta shkarkojë ministren e pushtetit lokal, Snezhana Paunoviq, raporton Klankosova.tv.
Kjo e fundit dha deklaratë fashiste, duke thënë se “Po të ishte ajo në vend të kasapit të Ballkanit , Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, më 1998”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që ka fuqinë totale politike në vendin e tij, i cili kurrë nuk foli për shkarkimin e Paunoviqit, tani thotë se është çështje javësh kur qeveria aktuale në Beograd do të bie, në mënyrë për ti mbajtur zgjedhjet e reja.
Kjo do të thotë se ministrja me qëndrime fashiste ndaj Kosovës, nuk do shkarkohet ashtu siç disa kanë kërkuar, përfshirë nismën e 53 deputetëve nga partitë opozitare në parlamentin e Serbisë.



