Deklarata e Flick pasi Bayerni deklasoi Atletico Madridin

Bayern Munich e nisi sezonin në Ligën e Kampionëve me fitore, duke e mposhtur Atletico Madridin, 4:0.

Flick pas ndeshjes tha se janë përballur me një skuadër të ndërlikuar si Atletico Madrid, por që ia dolën mirë në fund.

“Performanca jonë ishte vërtetë e mirë. Ne u përballëm me një ekip të ndërlikuar, por u morëm me ta në mënyrë fantastike. Ne ishim klinikë para portës”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

“Unë jam vërtetë i kënaqur me rezultatin dhe katër golat e shkëlqyeshëm. Ishte e rëndësishëm të fillojmë me një fitore”.