Ansu Fati mori një poshtërim të rëndë, Barcelona nisi një proces gjyqësor

Një gazetar spanjoll ka fyer në baza racore futbollistin e talentuar të skuadrës katalane.

Në tekstin e tij, gazetari spanjoll që raportonte për ndeshjen Barcelona – Ferencvaros, e krahasonte Fatin si një migrant me ngjyrë që po ikte nga policia.

Pas botimit të këtij teksti, Barcelona vendosi të reagojë. Ata njoftuan se do të nisin procedurë gjyqësore ndaj gazetarit për racizëm.

Ndaj këtij teksti ka reaguar edhe Antoine Griezmann.

Në mediet spanjolle raportohet se pas këtij procesi gjyqësor gazetari nuk pritet të qëndrojë në punën e tij.