Deklarata e Donald Trump: Kur të mos jem unë, OKB-ja do të jetë në gjendje të zgjidhë luftërat

PALM BEACH, FLORIDA - AUGUST 08: Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a press conference at Mr. Trump's Mar-a-Lago estate on August 08, 2024, in Palm Beach, Florida. Polls currently show a close race between Trump and Democratic presidential candidate, U.S. Vice President Kamala Harris. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare’. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Politico.

“Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Ai ka shtuar se nuk ishte në dijeni që Shtetet e Bashkuara kishin vonesa në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj Kombeve të Bashkuara, por është shprehur i bindur se mund ta “zgjidhë problemin shumë lehtë”.

Sipas Trump, mjafton që OKB-ja ta kërkojë një gjë të tillë për të bindur edhe vendet e tjera të paguajnë detyrimet e tyre. “Nëse do të vinin te Trump dhe do t’ia thoshin, do t’i bëja të gjithë të paguanin, ashtu siç bëra që të paguante NATO-ja”, theksoi ai.

“Gjithçka që duhet të bëj është t’i telefonoj këto vende dhe ata do të dërgonin çeqet brenda pak minutash”, përfundoi Trump.