Deklarata e Albinit si sebep per reagim histerik të Kovaçevskit e Vuçiqit

Shkruan: Fejzi Hajdari

-A e dini pse dhe cka ju pengon maqedonasve (Kovacevskit, Pendarovskit, BDI’së dhe Vuçiqit) vizita e kryeministrit te Republikes se Kosoves ne Shkup e Tetove?
-Arsyeja e vetme e reagimit histerik te institucioneve te RMV eshte deklarata e Albin Kurtit se, “qeveria e RMV-se ne te ardhmen seriozisht duhet te perqendrohet ne bashkepunimin horizontal – Shqipëri, Maqedoni e Veriut-Bullgari”, me qëllim që të neutralizohet ndikimi serbo-rus ne RMV.
Qeveria maqedonse (Kovacevski-Ahmeti-Pendarovski+VMRO) kane frike se mobilizimi i Albinit do te zhbëjë, pengojē, shablonet e thelluara stabile te bashkepunimit politik kohorent, mes qeverive te deritanshme maqedonse dhe Beogradit zyrtar. Qe ta mbeshtesë edhe me shume kete teze, tua kujtoj se projekti “Open Ballkan” (ide ruse e promovuar ne Serbi, per implementim ne Ballkanin Perendimor) ka patur si model zbatimi projektin rus “Ruski Svet” (Bota Ruse), qe ishte e ngjashme me ate te “Srpski Svet”.
Ideja e Albin Kurtit per bashkepunim te intensifikuar ne perspektive mes Bullgarise-Maqedonise-Shqiperise e Kosoves, ka per qellim te vetem: Neutralizimin apo edhe me sakte luftimin e ndikimit shume te madh serb (qe u rrite gjate 20 viteve te fundit) ne Ballkan, sidomos ne Republiken e Maqedonise se Veriut. Pra dallimi mes Albinit dhe Qeverise Maqedonse eshte te koncepti, atij perendimor kunder ndikimit te atij lindor (me koncept lindor aludojme te Rusia dhe Serbia).
Prandaj dhe reagimet jane histerike tek pjesa derrmuese e politikes maqedonase. Nje gje qe e kam perseritur gjithmone eshte ajo se, kur jane ne pyetje shqiptaret (interesat e tyre), maqedonasit (pozite, opozite) behen njesoj.
I harmonizojne dallimet brenda nates pavaresisht divergjencave ne qendrimet politike. Nje gje qe nuk e kuptoj eshte se tanime ka parti shqiptare ne qeveri, qe aspak nuk nuk dallojne nga qendrimet maqedonase perballe nje kauze kombetare shqiptare, ciledo qofte ajo. Alarmi duhet ndezur ketu. Pra, faktori shqiptare ka nevoje te ngutshme per hartimin e nje platforme te unifikuar me kerkesa reale kombetare perballe maqedonasve, sa nuk eshte bere vone. Per kete ceshtje fajin s’e kane maqedonasit, por shqiptaret. Kaloi kohe kur shqiptareve ju servireshen “foret” e tipit: VMROja eshte parti antishqiptare, kurse LSDMja nuk eshte!!!
Njesoj jane. Te tilla kane qene gjithmone. Edhe LSDMja ka montuar dhe vrare shqiptare, sikurse edhe VMRO-ja… Ama tekstualisht jane njesoj perballe shqiptareve. Duke qene te tilla, dhe duke garuar se kush po ju bene me shume deme shqiptareve, kane arritur deri ne kete derexhe, ku te gjithe shtet fqinje ua kontestojne identitetin fetar, kombetare e kulturor.
Serbia ua konteston kishen, Greqia i detyroi ta ndryshojne emrin, bullgaret do t’i detyrojne se shpejti te bejne shume ndryshme qe lidhen me identitetin kombetare e historik.