Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të komunës sonë dhe më gjerë në realizimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri-tjetrin, të jemi sa më njerëzorë me ata që kanë nevojë dhe të përqendrohemi të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja”, thotë në urimin Dehari.