E ardhmja e Joshua Kimmich duket se është qartësuar dhe mesfushori gjerman do të mbetet në Allianz Arena.
Dokumentet për një kontratë të re për mesfushorin Joshua Kimmich me Bayern Munich janë përgatitur për nënshkrim, raporton gazetari Fabrizio Romano .
Marrëveshja do të zgjasë deri në qershor të vitit 2029.
Kimmich ka qenë me bavarezët që nga korriku i vitit 2015, duke u bashkuar nga Stuttgarti për 8.5 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2025.
🔴⚪️📑 Documents ready for Joshua Kimmich’s new deal at Bayern to be signed.
It will be valid until June 2029, as planned. pic.twitter.com/2jc0jvzFfP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 9, 2025
Këtë sezon ai ka shënuar 1 gol dhe 9 asistime në 38 ndeshje për klubin.
Interesim për transferimin e mesfushorit gjerman kishin shprehur shumë klube, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn, Man Utd dhe Liverpoolin.