Pas përfundimit të “BigBrotherVIP”, Arbana Osmani po shijon pushimet.
Moderatorja është shumë aktive me postime në rrjete sociale, ku edhe ndan përditshmërinë e saj.
Dje përmes disa storieve në rrjetin social Instagram, Arbana ka treguar se ka shtruar një drekë për familjarët ku pjata kryesore duket se është bërë nga vjehrra e saj.
E me ketë rast moderatorja i ka bërë një dedikim të ëmbël vjehrrës së saj.
“Tava e Krapit nga gjyshja e Diellit, është më e mira në botë”, shkruan Arbana.
Kujtojmë se Arbana është e martuar me regjisorin Eduard Grishaj, e tani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.