Dedikimi i Adisit për Fifin: Ti më ke treguar e më ke mësuar si ta duash një femër

Ka pak kohë që këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi, ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo tashmë po shijon një periudhë të re të jetës nën krahët e biznesmenit nga Shqipëria, Adis Patushi.

Derisa vazhdojnë të jenë çdo moment së bashku, të njëjtit nuk mungojnë as me fotografi të përbashkëta e dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Fifi (Foto: Instagram)

Ka qenë Adisi që ka bërë një shkrim për partneren e tij, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin.

“Ti më ke treguar e më ke mësuar me e dashtë femrën. Më ke mësuar me e kuptuar se kush je. Ti je forca e femrës”, ka thënë ai.

Ndërkohë një përgjigje nga artistja shqiptare nuk mungoi duke shtuar: “Ti je forca ime”.

Romanca e Fifit vjen pak pasi shprehu pëlqim për banorin e Big Brother VIP, ish-futbollistin Granit Cana.

Me këtë të fundit tani ruan një raport të mirë si shokë dhe shoqe.