Dedaj: PDK, LDK dhe AAK duhet t’a votojnë kryetarin e Kuvendit por t’ia pamundësojnë Kurtit bërjen e Qeverisë!

Të hënen ka dështuar për herë të katërt zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si kandidaturë ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ish-kryetari i Kuvendit, aktualisht deputet i këtij subjekti politik, Glauk Konjufca deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi mbetet e pandryshuar, por tha se situata aktuale politike nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje ndërpartiake.

“Pa krijimin e një mazhorance për kryetarin e Kuvendit, nuk mund të themelohet Kuvendi. E njëjta vlen edhe për nënkryetarët”, tha Konjufca raporton “Gazeta Blic”.

Nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në lidhje me zhvillimet që pritet të ndodhin dhe se a mund të kemi nesër një finalizim të zgjedhjes së kryekuvendarit ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se pushteti në largim i ka degraduar të gjitha proceset politike në Kosovë si dhe vete funksionimim demokratik të Republikës së Kosovës.

Ai tha se ‘loja’ me numra e Albin Kurtit dëshmon qartë poziten e mjerë të Kosovës dhe të vetë regjimit Kurti.

“Mendoj se pushteti autoritar ne largim, i ka degraduar të gjitha proceset politike në Kosovë si dhe vete funksionimim demokratik të Republikës së Kosovës.
Loja me numrat dhe lufta e pandershme e Albin Kurtit për të siguruar numrat me shantazhe, premtime, shitblerje dhe intriga, e dëshmon qartë poziten e mjerë të Kosovës dhe të vetë regjimit Kurti.Meqenëse 48 votat e LVV nuk janë të mjaftueshme për t’a zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe as Qeverinë Kurti 3, LVV dhe lideri i tyre neostalinist dhe dështak, është duke bërë ” luftë” nëpër kafene e podrume, për të biseduar me deputetêt e pakicave joserbe dhe ata të Nismës, të cilët siq duket janë në treg dhe të gatshëm për shitblerje, në këmbim të pozitave dhe të pushtetit amoral.S’do mend se nuk përjashtohet nga këto marrëveshje nate as akordimi eventual mes LVV edhe vetë Lista Serbe dhe me Milan Radojçiq si ” brate” dhe kumbar i VV” tha Dedaj.

Dedaj pati kritika edhe për partitë opozitare.

Ai tha se të njëjtat (PDK-LDK-AAK) nuk kanë treguar lidership dhe unitet të mjaftueshëm për t’a mposhtur regjimin siç ai e quan të Kurtit.

Por, sipas Dedaj, këto parti duhet t’a votojnë në unitet kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të Kosovës por duhet t’ia pamundësojnë Kurtit bërjen e Qeverisë.

“Të gjitha këto manovrime kanë sjellur iritimin dhe frustrimin e PDK, LDK dhe AAK, të cilat dorën në zemer nuk kan treguar lidership dhe unitet të mjaftuar dhe të guximshem, për t’a mposhtur regjimin neostalinist, nihilist dhe antiamerikan, të Albin Kurtit,i cili e ka rrezikuar shtetin dhe të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.Prandaj ish opozita kosovare është duke hezituar për të votuar kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit dhe për t’a funksionalizuar këtë institucion të rëndësishem dhe vital të Kosovës. PDK, LDK dhe AAK duhet t’a votojnë unik kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit të Kosovës, por po aq unik do duhet të jenë në mbrojtje të Kosovës duke ia pamundësuar Albin Kurtit bërjen e Qeverisë, sepse kjo do rrezikonte, izolonte dhe do sillte në pikëpyetje vete ekzistencen e shtetit të Kosovës” deklaroi Dedaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.